Sulmi i 11 shtatorit/ Berisha: Menduan se mund ta mposhtin SHBA, por morën ndëshkimin asgjësues

Sulmi i 11 shtatorit/ Berisha: Menduan se mund ta mposhtin SHBA, por morën ndëshkimin asgjësues

15:36, 11/09/2022

Në 21 vjetorin e sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Osmama bin Laden dhe lejtnantët e tij morën përgjigjen e merituar nga Amerika.

‘Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejtnantët e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si ‘Kështjellë e Lirisë’ së botës. Por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij të ndarë në faqen e Facebook.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i Al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorën sulmin më të egër terrorist ndaj Shteteve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm.

Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejtnantët e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si ‘Kështjellë e Lirisë’ së botës. Por ata morën nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjësues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve, uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco