Ekstazi, kokainë e kanabis, 3 persona në pranga, 2 të tjerë në hetim

Ekstazi, kokainë e kanabis, 3 persona në pranga, 2 të tjerë në hetim

12:53, 11/09/2022

Tre persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa 2 të tjerë  janë proceduar në gjendje të lirë pasi u është gjendur lëndë narkotike.

“U bë arrestimi në flagrancë 33 vjeçarit me inicialet  R. Z., , pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lendë narkotike e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta lëndë narkotike e dyshuar Ekstazi. E. Gj., 34 vjeç, pasi në Radhimë, gjatë  kontrollit  në automjetin që ky shtetas drejtonte dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sattiva”, njofton policia

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për 27 vjeçarin me inicialet  B. A., , pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Nartës, Vlorë, gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë; M. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco