EMRI/ Po shuante zjarrin në ullishte, humb jetën i moshuari

EMRI/ Po shuante zjarrin në ullishte, humb jetën i moshuari

12:46, 11/09/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Skrapar.

Burime zyrtare nga Policia e Beratit kanë bërë të ditur, se Flamur Totaj, 73 vjeç ka humbur jetën në tentativë për të shuar një zjarr në ullishten e tij, që e kishte ndezur për të djegur disa mbeturina.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, shtetasi F. T., 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është  asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë  nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco