Akademia e Shkencave mbushet me militantë të dekoruar nga ambasada iraniane

Akademia e Shkencave mbushet me militantë të dekoruar nga ambasada iraniane

11:51, 11/09/2022

Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë kërkoi largimin e diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Kjo, pasi u konfirmua se fshihen pas sulmit kibernetik të ndodhur pak kohë më parë në Shqipëri.

Diplomatët iranianë kanë boshatisur zyrat në ambasadën iraniane në Tiranë dhe janë larguar.  

Pas largimit të diplomatëve iranianë, RENEA zbarkoi në zyrat e tyre duke kryer kontrolle të shumta dhe duke rrethuar zonën.

Por ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka përzënë diplomatët iranianë nga Shqipëria, nga ana tjetër mbush Akademinë e Shkencave me militantë politikë  dhe komunsitë si Skënder Gjinushi dhe të dekoruar nga Ambasada Iraniane si Shaban Sinani.

Shaban Sinani ka qenë i dekoruar me medalje nderi nga ambasadori iranian, për shërbim të madh ndaj kulturës iraniane. Ndërsa sot është në Kryesinë e Akademisë së Shkencave./ CNA.al/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco