Meta tregon si po shfaroset parku i Liqenit Artificial: 'Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë'

Meta tregon si po shfaroset parku i Liqenit Artificial: 'Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë'

09:44, 11/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ka ndaluar as sot në demaskimin e pushtetit për shkatërrimin që i ka bërë, parkut të liqenit artificial ndër vite.

Në dy foto krahasuese nga ajri të zonës midis Universitetit Politeknik dhe hotel Sheraton, Meta shkruan:

“Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës. Fotot janë demaskimi asgjesues se ç'ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve” nënvizon Meta dhe e mbyll me një thënie të shkrimtarit të njohur Bertolt Brecht:

"Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë."

Kujtojmë se në 13 shtator, Partia e Lirisë ka thirrur një protestë qytetarë përpara inceneratorit të Tiranës, njërës prej aferave më të mëdha korruptive të qeverisë Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco