Bllokimi i sistemit TIMS, SHBA: Dënojmë sulmin e dytë kibernetik ndaj aleates sonë, Shqipërisë

Bllokimi i sistemit TIMS, SHBA: Dënojmë sulmin e dytë kibernetik ndaj aleates sonë, Shqipërisë

08:18, 11/09/2022

SHBA, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, e ka dënuar sulmin kibernetin që u ndërmorr më 9 shtator kundër Shqipërisë sërish nga Irani. Bëhet fjalë për bllokimin e sistemit TIMS që shkaktoi kaos në pikat kufitare të Shqipërisë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli i Sigurisë, thuhet:

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur pasojat dhe për t’u rimëkëmbur”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco