Kryemadhi fton qytetarët në protestë: Inceneratori i Tiranës, vendi i krimit nga mafia në pushtet

Kryemadhi fton qytetarët në protestë: Inceneratori i Tiranës, vendi i krimit nga mafia në pushtet

20:37, 09/09/2022

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi fton qytetarët t'i bashkohen protestës së 13 shtatorit, kundër vjedhjes galopante të inceneratorëve. 

Kryemadhi shkruan në Facebook se inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet. 

"Inceneratori i Tiranës është plani financiar 30 vjeçar me qëllime personale i kryeoligarkut Rama, ndihmuar nga "avokati i inceneratorëve” Veliaj, që furnizohet çdo ditë duke futur dorën e gjatë hajdute të Rilindjes në xhepat e shqiptarëve. Paguajmë sot tarifa shumë të larta klienteliste, për shërbime që nuk i marrim dhe për investime të pa kryera". 

Protesta e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës do të zhvillohet ditën e martë në orën 18:00. 

Postimi
Inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet! I faktuar me prova në SPAK.
Inceneratori i Tiranës është plani financiar 30 vjeçar me qëllime personale i kryeoligarkut Rama, ndihmuar nga "avokati i inceneratorëve” Veliaj, që furnizohet çdo ditë duke futur dorën e gjatë hajdute të Rilindjes në xhepat e shqiptarëve.
Paguajmë sot tarifa shumë të larta klienteliste, për shërbime që nuk i marrim dhe për investime të pa kryera. 
Mijëra biznese të vogla ulën qepenin prej gjobave për kupon tatimor, ndërsa vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon miliona euro! 
Qytetarëve i vendoset fasha e përdorimit të energjisë elektrike, ndërsa pagesat milionëshe nga taksat tona nuk ndalojnë për inceneratorin. 
Sepse koncesioni dhe pagesat nuk janë vërtet për të trajtuar mbetjet me teknologji moderne, por për të dhjamosur pushtetin e korrupsionit. 
Të gjithë në protestë ditën e martë datë 13 shtator, ora 18:00. Koha që paratë e shqiptarëve t'i kthehen qytetarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco