Berisha: Rama flet vetëm për kanabisin, s'flet asnjëherë për vreshtat, armiqësor i bujqësisë

20:19, 09/09/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Prrenjasi se kryeministri Edi Rama flet vetëm për kanabisin dhe asnjëherë për vreshta e ullishte.

Berisha tha se Rama është armiqësor me bujqësinë ndërsa shtoi se do të bëjë ndryshime rrënjësore.

“Keni shtruar këtu probleme shumë të rëndësishme, për ligjin e sigurimeve shëndetësore, të biznesit të vogël. Ju garantoj se do të ndryshohet në mënyrë rrënjësore.

Një qëndrim po kaq armiqësor sot mbahet ndaj bujqësisë. Cilido që ka lidhje me bujqësinë e sheh që është një politikë shkatërrimtare. Nëse do të mban bujqësi, ligji i parë është subvencioni. Me subvencionin në bujqësi askush nuk humbet, fiton individi, shoqëria dhe shteti.

Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, ky jep 5 mijë lekë për hektarë grurë, me paketën që shpalli. Edhe ato nuk ua jep. Thotë do të ua jap dhe nuk ua jep.

Nëse e dëgjoni ndonjëherë të përmendë fjalët, vreshta, ullishte, mollë, ose arrorë, jo. Drogë, kanabis. Kanabis medicinal është i mirë. Dhe çfarë na bëri ai kështu. Na bëri simbol të të keqes ne. Na bëri simbolin e atyre që s’kishim kurrë nevojë të ishim.

Pse u lansuan programet e ullishteve dhe arrorëve. E thotë Faik Konica; Shqipëria, kopshti shkëmbor në Europën juglindore. Ky përcaktim i Konicës është gjenial, por ka një të vërtetë absolute. Shqipëria mund të bëhet vendi i prodhimeve më të mrekullueshme të frutave dhe të çdo lloji. Përveç kësaj ka një tokë fushë me një cilësi më të lartë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco