Tensionet me Iranin, Këlliçi: Vendim i Ramës, i vonuar! Shteti i paaftë të sigurojë mbrojtje nga sulmet

21:14, 08/09/2022

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' ndërprerjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin pas sulmit kibernetik. Këlliçi tha se veprimi i Ramës është i vonuar ndërsa shtoi se kjo që ka ndodhur është paralajmëruar kohë më parë.

"Kam qenë i ftuar në një aktivitet vjetor të opozitës iraniane në Shqipëri, konferenca e përvitshme për paqen, këtë vit u anulua pas të dhënave amerikane se planifikohej një sulm ndaj aktivitetit dhe shteti shqiptar, shërbimet e inteligjencës shqiptare, por edhe policia s'mund të garantonin rend, siguri dhe mbarëvajtje të aktivitetit. Hapi i marrë është i domosdoshëm por tregohet dhe gjendja e shtetit tonë për të përballuar një sulm terrorist apo kibernetik."-tha Këlliçi.

Deputeti i PD teksa u ndal tek sulmet kibernetike, tha se shpenzohen miliona euro nga taksat e shqiptarëve për sigurinë kibernetike ndërsa shtoi se të gjitha të dhënat personale të qytetarëve janë të ekspozuara.

“Propagandohet shumë për shërbimet online, sistemet ranë, në këtë vend pagat dhe të dhënat personale janë publike. Rama është i vonuar. Duhej bërë që në 2020. Kur u faktua se kemi një sulm të organizuar nga Irani, nga Teherani, gjykoj se vendimi i marrë është në mënyrë të duhur.

Jemi më të ekspozuar se kurrë. Berisha firmosi ardhjen e opozitës iraniane, e vërtetë, dislokimin e 100 muxhahedinëve të parë në Manëz, në zbatim të një kërkese të amerikanëve. Ka patur shqetësime nga viti në vit për sigurinë e kampit dhe sulmet që mund të vinin nga Irani.”-deklaroi Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco