VIDEO-SYRI TV/ Trupa diplomatike e Iranit lë Shqipërinë, RENEA kontrollon ambasadën

15:45, 08/09/2022

Ndonëse jashtë zbatimit të protokollit, trupa diplomatike e Republikës Islamike të Iranit, dhe stafi mbështetës i saj të akredituar në Tiranë, janë larguar nga Shqipëria. 60 minuta përpara kohës së përcaktuar nga qeveria shqiptare, ata lanë godinën në rrugën “Mustafa Matohiti” teksa agjentët e antiterrorist dhe RENEA-s, morën nën patronazh objektin.

Nga SYRI TV

Trupa diplomatike e Iranit ka lënë Shqipërinë gjatë ditës së djeshme dhe asaj të sotme.

Arsyeja e urdhërit për largim ishte se nga verifikimet e kryera rezultoi se Irani është shteti që qëndron pas sulmit kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vendin tonë në muajin Korrik. Ambasadës iraniane iu la afat për t’u larguar nga vendi nga ana e qeverisë shqiptare 24 ore.

Teksa ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga autoritetet shqiptare, bastisja e godinës nga Antiterrori, Antieksplozivet dhe RENEA si dhe valëvitja ende e flamurit të Republikës Islamike të Iranit në oborrin e godinës, nënkupton se largimi është bërë jo në mënyrë protokollare.

Anti-terrori, RENEA dhe njësia Anti-eksploziv prej orës 11:00 të të enjtes, kanë nisur kontrollin e godinës ku ishte ambasada e Iranit.

Gjatë mbrëmjes së të Mërkurës, stafi i ambasadës, dyshohet se ka djegur shumë dokumente konfidenciale për të mos lënë gjurmë të dyshimta pas.

Gjatë paradites ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dale shpesh.

Mbi 70 persona punonin në këtë institucion. Së shpejti pritet që nga aty të hiqen të gjitha simbolet e shtetit të Iranit dhe godina ti rikthehet pronarit pasi rezulton e dhënë me qira. Itinerari i udhëtimit të stafit të ambasadës u mbajt sekret nga autoritetet për çështje sigurie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco