Elezi: Saimir Tahiri i vuri kazmën Policisë së Shtetit

20:26, 07/09/2022

Ismail Elezi deklaroi këtë pasdite në një takim të organizuar nga kryetari i PD Sali Berisha, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i vuri kazmën Policisë së Shtetit.

Sipas tij shumë njerëz janë shkarkuar pa arsye, thjesht shkurtim i funksionit organik dhe largim nga detyra në Policinë e Shtetit.

Të gjithë këta njerëz që ju shikoni janë shkarkuar pa asnjë lloj arsye, thjeshtë shkurtim i funksionit organik dhe largim nga detyra në Policinë e Shtetit.

Gjatë kësaj periudhe kemi bërë një punë për të denoncuar krimin dhe punën e dobët te policisë së shtetit.

I pari njeri i vuri kazmën e shkatërroi policinë, e çoi në këtë derexhe është Saimir Tahiri. Ai e vendosi i pari vulën kësaj pune dhe vazhdon deri sot.”-tha Elezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco