Avenir Peka: Lidhjet e Ramës me krimin janë të hershme

20:01, 07/09/2022

Ish-zv.ministri Avenir Peka deklaroi në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama i ka të hershme lidhjet me krimin.

“Nëntë vite më parë i jeni drejtuar Ramës kështu: Ke përdorur bandat për të ardhur në pushtet, të lutem tërhiqu për hir të Shqipërisë dhe tëndin. Nuk e di se sa e keni besuar se ai do të tërhiqej. Por është bërë evidente që ai ka pasur një plan, para se të vinte në pushtet.

Lidhjet e Ramës me krimin e organizuar nuk janë të sotme, por shumë të hershme, përpara se ai të futej në politikë. Lidhje që ka ushqyer, kur ishte kryetar bashkie, kur ishte kryetar i opozitës dhe tani si kryeministër.

Në vitin 2013, ai u bë kryeministri i vetëm që i shkon në zyrë ministrit të tij të brendshëm dhe brenda një nate u shkri e gjithë kupola drejtuese e Policisë së Shtetit.

Jo vetëm në drejtorinë e Përgjithshme, por edhe në qarqe.”-tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco