Vrasja në Pogradec, dyshohet për motive pronësie

Vrasja në Pogradec, dyshohet për motive pronësie

18:47, 07/09/2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gështenjas të Pogradecit ku gjatë një konflikti të çastit Fatos Munellari ka vrarë me thikë Safet Hyskollarin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 17:50 ku 63-vjeçari fillimisht ka plagosur Safet Hyskollarin, 65 vjeç, i cili më pas gjatë transportimit në spital ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Dyshohet parapakisht se konflikti ka nisur për shkaqe pronësie. Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco