Tensionet Shqipëri-Iran, Nesho: Qeveria e Ramës, klienteliste! Siguria kombëtare në rrezik...

17:17, 07/09/2022

Diplomati Agim Nesho komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe dëbimin nga Tirana të të gjithë stafit të ambasadës, pas sulmit kibernetik.

Nesho u shpreh Partia e Lirisë ka përshëndetur këtë akt ndërsa shtoi se qeveria duhet të mbajë qëndrime koherente në vazhdimësi.

Sipas tij, kjo qeveri siç bëri me Iranin, mund të veprojë edhe për marrëdhëniet e projektet e ndryshme që rrisin influencat ruse në Shqipëri.

Nesho theksoi se Rama luan në bazë të influencave ose të pozicionit të momentit, pa menduar se cilat janë interesat e vendit.

"Qeveria të mbajë qëndrime principiale në vazhdimësi dhe të konsolidojë politikën e jashtme për atë objeksion që kemi ne për të qenë në rrugën e integrimit në Bashkimit Europian.

S'ka marrë parasysh asnjëherë që lejen pa viza të qytetarëve rusë të cilët, individë të caktuar përbëjnë rrezikshmëri për sigurinë kombëtare të Shqipërisë si vend i NATO-s.

Për fat të keq kjo qeveri dhe ky kryeministër luan në bazë të influencave ose të pozicionit të momentit pa menduar cilat janë interesat e Shqipërisë. Ky rast duhet t'i shërbejë qeverisë për reflektim të thellë në politikën e jashtme."-tha Nesho. 

Më tej diplomati Agim Nesho tha se qeveria e Ramës me veprimet e saj përbën mungesën e një sigurimi kombëtar në funksion të mbrojtjes së interesave të vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco