Berisha: Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak

Berisha: Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak

16:25, 07/09/2022

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehet se ngrirja e marrëdhënieve diplomatike është një akt i vonuar dhe gjysmak.

Berisha thotë se ka kërkuar ndërprerjen e këtyre marrëdhënieve më herët, por kërkesat nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës.

Statusi i Sali Berishës
Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme.

Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës.

Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij.

Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet.

Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë  me Republikën Islamike të Iranit. Sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco