Shqiptari vrau me sëpatë ukrainasen në Berlin, dyshohet se ishin ‘prostituta’ dhe ‘klienti’

Shqiptari vrau me sëpatë ukrainasen në Berlin, dyshohet se ishin ‘prostituta’ dhe ‘klienti’

08:34, 07/09/2022

Mediat gjermane publikojnë detaje të reja nga krimi i ndodhur të dielën e 5 shtatorit, në një apartament në Berlin, ku një shqiptar kosovar vrau një 23 vjeçare ukrainase.

Ndërsa i riu godiste 23 vjeçaren dy oficerë policie kanë hyrë në banesë njëri pas tjetrit. Shqiptari nga Kosova sulmoi me sëpatë njërin nga dy oficerët dhe ky e qëlloi dy herë dhe e vrau 27 vjeçarin.

Po kush ishte shkaku? "Ende ka shumë paqartësi" thotë Sebastian Büchner, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Berlinit.

Policia nuk kishte njohuri paraprake mbi autorin ndërsa dëshmitarët dhe fqinjët tregojnë detaje nga momentet dramatike.

“U zgjova rreth orës shtatë”, thotë Yesa M., e cila jeton dy dyer më poshtë. Parukierja 36-vjeçare ishte gati të shkonte në punë kur nga dritarja e hapur e banesës dëgjoi zëra dhe britma të forta.

"Më pas u duk sikur dikush po shkatërronte gjithçka në banesë. Gruaja doli për një kohë të shkurtër në ballkon, thirri ndihmë dhe u tërhoq nga ai brenda. Më pas dëgjova goditje të shurdhër dhe më pas pati heshtje. Më pas ai doli dhe goditi dyerve të fqinjëve,” thotë Yesa M,  shkruan Berliner Zeitung, raporton Ora Neës.

Ndërkohë muret e apartamentit kanë ende gjak.

Të dy trupat iu nënshtruan autopsisë të hënën. Hetuesit thanë se njohja mes të dyve ka qenë “shumë e shkurtër”.

Një nga dyshimet është se ukrainasja që u vra mund të ishte një prostitutë dhe shqiptari një nga klientët e saj pasi apartamenti ishte në emër të tutorit të saj.

Hetuesit besojnë se të dy viktimat kanë konsumuar drogë por do të jetë ekspertiza toksikologjike nga mjekësia ligjore që do të japë më shumë detaje, shkruan Berliner Zeitung, raporton Ora Neës.

Ka qenë një banore e pallatit që ka njoftuar policinë ndërkohë identifikimi i viktimave është bërë përmes Skanerit me ID të shpejtë që mundëson identifikimin e gjurmëve të gishtave.

Një komision po kryen hetim zyrtar ndaj policit që qëlloi. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco