Meta: Asnjë ndryshim kushtetues s'duhet bërë pa referendum

Meta: Asnjë ndryshim kushtetues s'duhet bërë pa referendum

21:31, 06/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në 'Log' për rëndësinë e Referendumeve në Shqipëri. Meta deklaroi se mungesa e referendumeve dhe shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës janë arsyeja se përse Shqipëria ndodhet në këtë situatë që është sot.

Pjesë nga biseda:

Meta: Me Referendumet populli shqiptar ka shkëlqyer. Një politikan si puna ime pas 32 vjetësh e ka shumë të sinqertë këtë konkluzion. Unë jam një politikan që edhe më kanë besuar edhe u kam besuar. Referendumi është e vetmja garanci.

Xhafo: Më jepni një ngjarje të këtyre viteve që meritonte të shkonte në Referendum?

Meta: Ka shumë çështje që duhet të shkonin në Referendum.

Xhafo: Ndryshimet kushtetuese?

Meta: Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dua tu them se asnjë ndryshim kushtetues me këto që na kanë ndodhur ne sidomos nga 2008-ta ku u bë metodë shkelja e Kushtetutës, asnjë ndryshim Kushtetues nuk duhet bërë pa referendum. Ne jemi në këtë situatë sepse ne kemi injoruar rëndësinë e Kushtetutës si garancia më e fortë jo vetëm juridike, por në të gjitha aspektet.

Xhafo: Anëtarësimet në organizatat e rëndësishme Evropiane duhet të përfshihen në Referendum? NATO-BE psh?

Meta: Për në BE kjo shkon 99%, për Ballkanin e Hapur, sigurisht që duhet të shkojmë në Referendum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco