Alarmi i Metës: Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb dhe shtet

Alarmi i Metës: Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb dhe shtet

18:47, 06/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se vendi ynë rrezikon të shpërbehet si komb dhe si shtet, sepse po kwrcwnohet familja shqiptare.

Gjatë një takimi me strukturat e gruas së kësaj force politike në Tiranë, Meta u shpreh se kjo qeveri vjedh me inceneratorët, por edhe me veprat e tjera publike.

Meta theksoi se shqiptarët po largohen masivisht për shkak të varfërisë. 

Ilir Meta: Unë jam besimplotë që kjo krizë e madhe dhe e padurueshme, sidomos për gratë dhe kryefamiljarët do të marrë fund. Rrezikojmë të shpërbehemi edhe si komb edhe si shtet sepse është kërcënuar vetë familja shqiptare.

Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë.

Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni, pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Mal të zi apo aq sa bëhet në Serbi dhe në Bosnjë.

Nuk ka statistika më të errëta, ku në një vend në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Nëse do ishin rritur nuk do vidhej, sidomos në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të personave që nuk ekzistojnë. Por edhe me veprat publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco