VIDEO/ Noka në ‘Task Force’: Shqiptarët mezi po presin që të nisin protestat për të larguar qeverinë

18:12, 06/09/2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke folur në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV është shprehur se vihet re një padurim nga qytetarët për të nisur protestat.

‘E kuptoj që pritshmëria dhe padurimi është aq i madh që në 1 shtator, do donit që të nisnim protestat’, tha Noka në nisje të fjalës së tij gjatë debatit në ‘Task Force’.

Sipas tij, ‘axhenda e opozitës është duke u përpiluar mes aleatëve, ‘Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë’ dhe do të ketë një aksion në bazë, terren, i cili do të bashkërendohet me protestat deri në finalizim të këtij aksioni.

Gjëja më e mirë që shikoj është se ka një padurim, në aspektin politik. Por është një gjë shumë e keqe që një popull prej mezi që një qeveri të largohet. Për opozitën është një barrë e madhe mision i madh dhe një obligim madhor ndaj qytetarëve, pasi qytetarët më në fund shpresojnë që ka një Parti Demokratike që mbron interesat e tyre.

Kjo rrit obligim ndaj nesh sepse qytetarët më në fund shohin një dritë shprese’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco