Meta: Rama sulmon vazhdimisht mediat! Humbëm 10 vite por do shpëtojmë 200 vitet që vijnë

Meta: Rama sulmon vazhdimisht mediat! Humbëm 10 vite por do shpëtojmë 200 vitet që vijnë

19:32, 05/09/2022

Ish-Presidenti Ilir Meta ka deklaruar nga Berati në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë se IKMT nuk ndërhyn tek inceneratori i Tiranës siç ndërhyri tek Prestige Resort, sepse është monument i Ramës.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se nuk është hera e parë e sulmit qeveritar ndaj një televizioni ndërsa kujtoi edhe rastin me Agon Channel.

Meta u shpreh se Shqipëria nuk është çifligu i Edi Ramës.

"Do ia marrim të gjitha pushtetet dhe do ta çojmë para drejtësisë. Të bëhemi misionarë të së vërtetës.

Kemi humbur 10 vite por do të shpëtojmë 200 vitet që vijnë."-tha Meta nga Berati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco