Zotohet Berisha: Protesta të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve

19:06, 05/09/2022

Kryedemokrati Sali Berisha krahas akuzave ndaj qeverisë, ka paralajmëruar sërish në nisje të sesionit të ri parlamentar protesta popullore për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e meritur mazhorancës ndërsa shtoi se do të mblidhet fronti opozitar.

Kreu i PD deklaroi se do të miratojnë një agjendë që ka synim një protestë të qëndrueshme në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë.

“Mendoj se shqiptarët do të arrijnë ti japin përgjigjen e merituar kësaj maxhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë e cila lajmëron më shumë se çdo gjë tjetër, protesta të fuqishme popullore.

Padiskutim që koordinimet do të bëhen. Ka një front opozitar që do të mblidhet. Do të mblidhet ‘Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë’ dhe do të miratojë një agjendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco