Sesioni i ri parlamentar, Abilekaj: Të gjitha pushtetet në dorë të Ramës! Po vuajmë paranojat e tij...

18:21, 05/09/2022

Gazetari Enton Abilekaj komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv nisjen e sesionit të ri parlamentar. Abilekaj deklaroi se qeveria kontrollon çdo institucion ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama po investon çdo ditë në përçarjen e opozitës.

"Përveçse Rama ka numrin e nevojshëm të deputetëve, ka përçarë opozitën dhe e investon çdo ditë. Qeveria kontrollon të gjitha institucionet, legjislativi që duhet ta kontrollojë është i çalë.

Një pjesë e opozitës voton sipas interesave të Edi Ramës. 5 shtatori na gjen me minimumin e demokracisë që kemi kërkuar. Mendoj se Rama ka minuar demokracinë.

Kush e kontrollon këtë pushtet? Pushteti absolut bazohet tek paranojat. Abuzon më shumë për shtetin, për të mbajtur pushtetin për të zhdukur paranojat e veta. Do vuajmë paranojat e Ramës.​"-tha Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco