Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, familja beson se ai është gjallë/ Takimi i fundit…

Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, familja beson se ai është gjallë/ Takimi i fundit…

10:16, 05/09/2022

Policia greke vijon kërkimet për biznesmenin e zhdukur në Rodos. Ndonëse ai rezulton i zhdukur prej 8 ditësh, familja e tij ende beson se ai është gjallë dhe se autoritetet greke duhet të ndërhyjnë për ta gjetur.

Mediat vendase, në fakt që prej 2 shtatorit, i kanë kushtuar një vëmendje të madhe ngjarjes, pasi tashmë nuk bëhet fjalë më për dyshime, por për një rrëmbim të organizuar. Autoritetet hetimore që kanë marrë në duar ngjarjen kanë vendosur të marrin parasysh çdo informacion që vjen për 46-vjeçarin shqiptar Xhani Topalli, babanë e tre fëmijëve, i cili jeton në Rodos prej më shumë se dy dekadash.

Dyshimet e para bien mbi personat që kanë pasur lidhje biznesi me të zhdukurin, ku edhe flitet për një rrëmbim të mundshëm të tij ditën e 28 gushtit. Janë marrë dëshmi dhe pamje filmike të pak momenteve para zhdukjes, ku është fiksuar mjeti me të cilin lëvizte biznesmeni në rrugën ku u gjend edhe e braktisur makina. Që në krye të herës u bë me dije se mjeti ishte i hapur, me xhama të ulur dhe pa çelësa në të, çka lë të kuptohet që Topalli ose të ketë dalë vetë nga makina, për ndonjë punë të shpejtë, ose rrëmbyesit të kenë realizuar planin duke u fshehur pas një mekanizmi që lë të kuptohet që ia mund të jetë edhe larguar vetë.

Por ajo që e ka ndërlikuar edhe më shumë çështjen është fakti që telefoni i tij ka dalë i fikur vetëm pak minuta pasi kamerat e kanë fiksuar duke lëvizur në rrugë. Kështu, emri i Xhani Topallit është i dyti brenda një jave që zhduket në Greqi. Me 22 gusht, Policia e Athinës mori telefonatë nga një familje shqiptare për kryefamiljarin e saj, Ramadan Gremshi, i cili është zhdukur pa gjurmë. U kërkua ndihma e komunitetit, por edhe sot kur kanë kaluar gati dy javë nga ngjarja ende nuk ka asnjë informacion rreth tij, bëjnë me dije mediat greke.

Zhdukja dhe kërkimi i biznesmenit

Mediat greke shkruajnë se ditët kalojnë dhe ai nuk jep shenja jete, familja e tij është e shqetësuar, por ende nuk pranojnë të aktivizojnë “Silver Alert”. Sipas informacioneve, 46-vjeçari është parë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere. Nga kontrolli i kamerës rezultoi se ai është nisur drejt zonës, ndërkohë që nuk ka përfunduar kontrolli i bisedave të tij dhe gjetja e vendndodhjes së celularit.

Sipas Policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar, por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babanë 46-vjeçar. Celulari i tij është i fikur dhe makina i është gjetur e braktisur rreth dy kilometra larg shtëpisë. Gazeta ‘Dimokratiki i Rodos’ shkroi se duke qenë se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet, është për t’u habitur që ai nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier, i cilit do t’i paguante 30.000 euro 46-vjeçarit për punën që kishte bërë.

Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topallit, por askush nuk e dinte se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi. Një natë më parë ai dyshohet se ka pasur një takim me një tjetër hotelier, me të cilin kanë rënë dakord për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër, i cili ka njoftuar autoritetet se takimi i tyre ishte anuluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco