Bilanci i COVID/ 200 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 200 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

18:05, 03/09/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 200 raste të reja me koronavirus nga 917 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin 'COVID 3' po marrin trajtim mjekësor 16 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 444 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 2,468 raste aktive me COVID.

Sa i përket rasteve të reja, infektimet në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 64 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.

Statistika (3 Shtator 2022)
Raste të reja ditore             200
Të shëruar në 24 orë           444
Të shtruar në spitale             16
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     917

Testime totale                   1,965,239
Raste pozitive                      328,916
Raste të shëruara                  322,865                                               
Raste Aktive                             2,468
Humbje jete                              3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                   1,055
Fier                         261
Shkodër                 202
Durrës                     188
Elbasan                   184
Korçë                       167
Vlorë                         132
Gjirokastër                102
Berat                           73
Dibër                           52
Lezhë                          43
Kukës                           9

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco