‘Rasti Prestige’/ Vasili: Veprim prej banditësh! Ky shtet mafioz ka pikësynim ti mbyllë gojën mediave...

17:21, 03/09/2022

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parruca, deputeti i PL-së Petrit Vasili ka folur për rastin 'Prestige', ku sipas tij ruspat e kryeministrit Edi Rama kanë ardhur për shkak të linjës editoriale.

Veprimet e IKMT-së, Vasili i ka quajtur një demonstrim prej banditësh për të fshehur të vërtetat e tyre.

Sipas Vasilit ky është një shtet mafioz që me kërcënime të dukshme të padukshme hapur si kjo është vetëm me një pikësynim të mbyllet goja, që qytetarët të mos marrin vesh të vërtetën.

Vasili: Këtu po shohim të përsëritet e njëjta histori akoma më e dhunshme për të dhënë vetëm një mesazh, kush na nxjerr të vërtetat ne kush na demaskon ne, ne do përpiqemi të përdorim shtetin me të gjitha mënyrat me ligj pa ligj me rregulla pa rregulla. Dhe i gjithë ky demonstrim që u dha ishte një demonstrim i vërtetë prej banditësh për të fshehur të vërtetat e tyre.

Nuk është fajtor Fokus Grup nëse këta vjedhin 3 fishin për të bërë rrugën Kardhiq – Delvinë apo koncesionet që fitohen me miliona euro duke u ulur me 10 euro. Një vjedhje monstruoze. Nuk janë fajtore mediat, as Neës24 as SYRI TV as një tv që thotë të vërtetën. Ata që duhet të venë në burg janë ata mbi të cilët rëndojnë këto miliarda të këtij abuzimi të tmerrshëm.

Fajtor nuk janë mediat që përcjellin këto të vërteta kaq të mëdha. Fajtorët janë ata që shkaktojnë një krim ekonomik të dimensioneve të frikshme është qeveria. Është një shtet mafioz që me kërcënime të dukshme të padukshme hapur si kjo është vetëm me një pikësynim të mbyllet goja, që qytetarët të mos marrin vesh të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco