Lagjja “Skënderbej” në Elbasan e përmbytur, rruga e pakalueshme kur bie shi

16:29, 03/09/2022

Banorët e lagjes Skenderbej në Elbasan, prej 30 vitesh janë lënë në harresë. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që këto rrugë të përmbyten gjithmonë kur ka reshje shiu, duke u kthyer në gangrenë për banorët. 

Syri Tv

Prej 30 vitesh banorët e lagjes 'Skëndërbej' në Elbasan ende vuajn mungesën e infrastrukturës rrugore.

Rruga Adem Jashari në këtë lagje përmbytet sa herë ka reshje shiu, duke bërë kështu të pakalueshme si nga këmbësorët, ashtu edhe nga automjetet.

Banorët shprehen të shqetësuar tashmë që stina e shirave duket se ka filluar. 

Në këtë zonë janë rregulluar vetëm rrugët kryesore, ndërsa rrugët e lagjes janë lënë nën harresë nga pushteti lokal, prandaj edhe banorët ndihen të braktisur dhe të harruar. 

Gazetar: Migen Sejdini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco