Arkitekti Orhan Sakiqi: U mundova t’u shpjegoj se ishte e para kullë në 1967, por e prishën!

Arkitekti Orhan Sakiqi: U mundova t’u shpjegoj se ishte e para kullë në 1967, por e prishën!

09:34, 03/09/2022

Fjalët prekëse të arkitektit Orhan Sakiqi lidhur me shembjet dhe ndërtimet pa asnjë kriter që po bëhen në Tiranë kanë tërhequr në mënyrë  të veçantë vëmendjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i ka veçuar nga takimi që patën “Tirana në rrezik”.

Arkitekti Orhan Sakiqi tha ndër të tjera:  “Duke ardhur këtu m’u kujtua një shprehje e Umberto Ecos: Civilizimi i qytetit varet nga kujtesa, e atij qyteti, dhe pastërtia e atij qyteti. Fatkeqësisht këto vitet e fundit është humbur kujtesa kolektive.

Unë do të flas për dy shembuj klasikë.

I pari është Teatri Kombëtar. Këta (komunistët) shpikën teorinë e rrezik-shembjes. Teatri Kombëtar rrezik-shembje. Ne, inxhinierë e arkitektë firmosëm një deklaratë se nuk është në rrezik shembje. Por në një natë të errët këta e shkatërruan.

Një tjetër objekt është ndërtesa e ATSH-së. Unë flas për këtë sepse kam qenë bashkautor me Maks Velon. Ai arkitekt dhe unë konstruktori. Edhe ajo u prish me rrezik-shembje. U mundova t’u shpjegoj se ishte betonarme dhe ishte e para kullë e ndërtuar në vitin 1967.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco