Rama mbron Kinën dhe Rusinë, sulmon BE-në: Na braktisët gjatë pandemisë...

Rama mbron Kinën dhe Rusinë, sulmon BE-në: Na braktisët gjatë pandemisë...

16:04, 02/09/2022

Kryeministri Edi Rama qartazi nuk do që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Këtë e tregojnë sulmet e shpeshta të tij ndaj BE-së.

Kreu i qeverisë ka bërë një deklaratë prej të çmenduri këtë mesditë duke thënë se gjatë pandemisë, vendet e Ballkanit kanë qenë të detyruara të orientohen nga Rusia apo Kina pasi BE u soll në mënyrë të turpshme.

Ndër të tjera Rama deklaroi se Bashkimi Europian ka qenë e mbyllur vetëm për vete dhe ka vështruar muret e brendshme të saj, dhe jo interesat e vendeve të tjera.

"E kujtojmë mjaft mirë sesi vendet e Ballkanit përgjatë pandemisë kanë qenë të detyruara të orjentohen nga Rusia apo dhe Kina pasi BE u soll në mënyrë të turpshme ndaj nesh. BE ka qenë e mbyllur vetëm për vete dhe ka vështruar muret e brendshme të saj".-tha Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, mbështet Ballkanin e Hapur dhe asnjë nismë tjetër që të bashkon me vlerat europiane. Ai shfaqet e qeshur krah presidentit serb, Vuçiç sa herë takohet, ndërsa shpeshherë ka shitur interesat kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco