Vrasja në Shkodër, policia rrethon zonën, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

15:41, 02/09/2022

Shkodra është tronditur sot nga një tjetër vrasje me armë zjarri. 58-vjeçari Ismet Çekorja është vrarë pak metra larg banesës së tij. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Syri.Net sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet i rrethuar nga policia dhe një automjet “Landrover” i parkuar në mes të rrugës.

Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorja. Ky i fundit është një nga të akuzuarit kryesor për atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht.

Bajram Çekorja është shpallur në kërkim, së bashku me Tonato Fusha, 20-vjeç djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës.

Image
Viktima Ismet Çekorja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco