Meta: S'ka për të qenë Edi Rama, regjent i dikujt që tallet me popullin e Shqipërisë! Llogaridhënie, ai dhe 'rruspat' e tij!

Meta: S'ka për të qenë Edi Rama, regjent i dikujt që tallet me popullin e Shqipërisë! Llogaridhënie, ai dhe 'rruspat' e tij!

14:08, 02/09/2022

Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët sot në një konferencë shtypi nëse druhet se mos Rama me të njëjtat sulme si ndaj medias dhe biznesit, mund t’i vërsulet edhe opozitës, tha prerë:

“Opozita do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb Edi Ramës dhe do t’i shkulë të gjitha dhëmbët dhe dhëmballat e korruptuara Edi Ramës!

E dimë shumë mirë, trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama!

Edhe ai e di shumë mirë që ne e dimë. Kështu të jetë i sigurt se opozitën do ta ketë ballë për ballë.

Edhe tani e ka humbur edhe mundësinë që të thotë “qafsha mamin se nuk e bëj më këtë gjë”. Sepse ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit tonë edhe të interesave tona të ligjshme, sovrane dhe kombëtare.

Nuk ka për të qenë Shqipëria, çiflig i Edi Ramës dhe as Edi Rama, regjent i dikujt që përmes Edi Ramës të tallet me popullin e Shqipërisë! Përkundrazi, shumë shpejt Rama do t’i nënshtrohet llogaridhëniesi bashkë me ato … “rruspat” e tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco