Ozer do ekstradohet drejt Turqisë! Reagimi: Sulm politik, më rrezikohet jeta

12:02, 02/09/2022

Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer është lënë në burg. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg.

Gjithashtu është miratuar kërkesa për ekstradim në Turqi. Gjyqtar i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi.

Në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta. 

Sipas avokatës së tij, Faruk Ozer ka kërkuar që procesi të kryhet në Shqipëri ndërsa ka deklaruar para togave të zeza se nuk e dinte që kërkohej ndërkombëtarisht por kishte ardhur për të investuar.

Faruk Fatih Özer u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco