Gjergj Luca i Ramës: Të bashkohemi me Serbinë

Gjergj Luca i Ramës: Të bashkohemi me Serbinë

19:50, 01/09/2022

Gjergj Luca, një nga biznesmenët dhe oligarkët e njohur në Shqipëri pranë Edi Ramës, ka dalë me një propozim në lidhje me nismën Ballkani i Hapur duke theksuar se duhet të bashkohemi me Serbinë.

Luca e quan ‘Open Balkan’ ‘ëndrrën më të madhe për popujt tanë dhe ballafaqimi më i madh midis vlerave të kapitalizmit dhe vlerave të liderëve tonë’.

Luca: Open Balkan është ëndrra më e madhe për popujt tanë, është ballafaqimi më i madh midis vlerave të kapitalizmit dhe vlerave të liderëve tonë që për bazë kanë ekonominë dhe nuk kanë për bazë demagogjinë. Përballë liderëve që duan të kenë për bazë demagogjinë dhe duan të penetrojnë në bazë të plagëve dhe problemeve shekullor që ka pasur ky Ballkan dhe ne kemi dëshirë të bëjmë dy pika të forta, një mini qytet motivues për rininë, ku të marrin pjesë industritë më të mira që janë pararojë të të gjithë Ballkanit, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, të marrin pjesë në një zonë të lirë. Nuk është problemi vetëm te një zonë e lirë vetëm për taksa, Free Zone do të thotë zonë e lirë në mentalitet, zonë e lirë në formim dhe pa barriera.

Open Balkan do të jetë promovuesi më i mirë fushave të Serbisë, i maleve të Bosnjës, i detit të Malit të Zi, i detit të Shqipërisë, do të jetë promovuesi më i madh i turizmit në Kosovë, i Bjeshkëve të Pejës. Ne bëjmë dy punë të mira, e para promovojmë Ballkanin, e dyta shërojmë plagët dhe e treta fëmijët tanë do t’i lejmë bashkë duke punuar dhe do t’i lejmë me dinjitet në Evropë ta thonë me krenari po ne jemi ballkanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco