Paratë e pista përmbytën Shqipërinë, Rama vendos në krye të agjencisë së parandalimit, ish-deputetin e PS

Paratë e pista përmbytën Shqipërinë, Rama vendos në krye të agjencisë së parandalimit, ish-deputetin e PS

20:16, 31/08/2022

Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, është liruar nga detyra. Në vend të Agos, është emëruar nga qeveria në këtë pozicion pune ish-deputeti i PS, Ervin Koçi.

Qeveria e Ramës është e zhytur në korrupsion, këtë tashmë e dinë të gjithë. Padyshim që në krye të kësaj drejtorie Rama do vendoste një njeri të besuar, si shumë ushtarë të tjerë për të qenë i mbrojtur.

Rama shpeshherë i bën presion SPAK-ut, mesazhe të qarta ndaj drejtësisë për të mos vepruar ndaj tij. Kjo qeveri, është e zhytur kokë e këmbë në pastrim parash.

Njoftimi
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco