FOTO/ Zbulohet plantacioni me kanabis në Britani, policia kap mat kultivuesin shqiptar

FOTO/ Zbulohet plantacioni me kanabis në Britani, policia kap mat kultivuesin shqiptar

16:54, 31/08/2022

Policia në Calderdale ushtroi një kontroll në një banesë në veri të Halifax ku zbuloi bimë kanabisi.

Mediat e huaja raportojnë se me të hyrë në këtë pronë, oficerët gjetën një shtetas shqiptar duke u kujdesur për një numër të madh bimësh kanabisi.

Bëhet fjalë për rreth 150 rrënjë kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme rritjeje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për mënyrën sesi shqiptari ka hyrë në Britani, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco