U arrestua ditën e djeshme, medie turke: Ozer po planifikonte të arratisej nga Shqipëria me rrugë detare

U arrestua ditën e djeshme, medie turke: Ozer po planifikonte të arratisej nga Shqipëria me rrugë detare

08:09, 31/08/2022

Faruk Fatih Özer , themeluesi i Thodex , të cilin Turqia e kërkoi ndërkombëtarisht me 'Alarmin e Kuq ' , u kap 17 muaj më vonë në qytetin e Vlorës.

Özer, i cili dyshohej se kishte dhënë një emër të rremë kur u ndalua, iu morën shenjat e gishtave dhe një foto nga afër.

Më pas policia shqiptare i ndau me Turqinë, për të bërë verifikimin e saktë nëse personi i arrestuar ishte Ozer.

 Kur sistemi i njohjes së fytyrës dhe të dhënat e gjurmëve të gishtave përputheshin, u sqarua se personi i ndaluar ishte Ozer. 

Më pas, Departamenti i Interpolit në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë nisi punën për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ndërsa media turke Hurriyet shkruan se Ozeri, i cili u kap në qytetin port, po planifikonte të arratisej nga Shqipëria me rrugë detare.

40 mijë e 564 vite burg janë kërkuar për 21 persona, mes të cilëve edhe Faruk Fatih Özer, i cili u arratis pasi grumbulloi qindra miliona përmes shkëmbimit të kriptomonedhave Thodex.

Thodex, nën administrimin e Ozer ofronte 5 lloje të ndryshme të parave kripto për anëtarët e saj.

 Ai themeloi ATM-në e parë të Turqisë Bitcoin në Stamboll në vitin 2018.

 Në nëntor 2020, Thodex arriti një vëllim total prej 25 miliardë lirash turke, me një mesatare prej 177 transaksionesh në muaj për përdorues.

 Ajo renditej e 53-ta në botë me një volum ditor prej 698 milionë lirash në janar 2020 dhe renditej e dyta në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco