‘Rrogat do rriten mbi dyfish’/ Berisha: Pagat duhej të ishin 3 herë më të larta, por u rrit vetëm borxhi në 107%

21:19, 30/08/2022

Kryetari Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, rrogat do të rriten më shumë se dyfish, pasi është humbur kohë e tmerrshme nga 2013 e këtej.

Duke hedhur akuza në drejtim të Ramës, Berisha theksoi se ‘po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet’.

Berisha: Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë pagash dhe pensionesh. Në vitet 2005-2013, i mbi dyfishuam rrogat dhe pensionet. Por sot ato janë shumë larg atyre që duhej të ishin. Rrogat do të rriten më shumë se dyfish. Është humbur kohë e tmerrshme. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013, minimumi. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe.

Po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet. Është rritur borxhi në vitet 2005-2013 me 4.4 %, nga 58.2 në 62.6. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë,  etj., etj. Çfarë është bërë këto 8 vite kur borxhi është 107 %. Me rritjen e borxhit kjo qeveri mund të kishte 3-fishuar rrogat pa vështirësi. Rrogat sot në raport inflacionin janë 20-30 % më të ulëta seç ishin në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco