Berisha: Të marrim në dorë fatin e votës tonë, për të ndryshuar situatën ku jemi

21:05, 30/08/2022

Në përfundim të takimit me ekspertët për çështjet kryesore që lidhen me krizën ekonomike në vend, kryetari i PD-së Sali Berisha, ka theksuar se shkaku themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve negative në vend, është asgjesimi i votës së qytetarëve.

Berisha theksoi se ‘nëse nuk marrim në dorë fatin e votës tonë, absolutisht do të mbetemi vajatorë të pashpresë që do të listojmë, por asgjë nuk do të realizojmë.’

Berisha: Qëllimi kryesor i këtyre bisedave është gjetja e rrugëve për përgjigjen më të mirë, përballë kësaj problematike të madhe që përballet ky vend dhe shoqëri.

Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto prorpocione në bindjen time më të thellë, qëndron në pothuajse asgjësimin e mekanizmit themelor të çdo shoqërie të lirë, shteti ligjor, që është vota e qytetarëve.

Asgjë nuk ka këtë ndikim, sa vota. Të gjithëve na dhemb në shpirt largimi masiv i të rinjve, i shtresës së mesme që është në çdo shoqëri të lirë, stabilizatori i saj. Shtresa e mesme i jep stabilitetin, zhvillimin një shoqërie. Dhe këto po largohen masivisht.

Sa herë që e pyes veten, përgjigje më të parë se dhunimi i votës nuk më vjen. Pse kjo? Sepse në një shoqëri të lirë të gjithë presin, ndryshimin që imagjinojnë ta realizojnë me votë. Ky regjim ka asgjësuar votën dhe për dramën tonë, ka legjitimuar në një farë mënyre asgjësimin e votës.

Unë e kuptoj që kur më dëgjojnë irritohen, por në mënyrë absolute në mbrojtje të qytetarëve do ti them gjërat siç janë. Në historinë e këtij vendi deklaratën më të shkëlqyer e ka bërë në fund të vitit 2004, ai që sot është president i SHBA. Ish-kryetar i Komisionit të Jashtëm të Senatit, Joe Biden.

Ai thotë në deklaratë; Është një vend mik dhe shqiptarët janë një popull i mrekullueshëm që na duan shumë, por kanë një fatkeqësi të madhe, nuk votojnë të lirë.

Morali i kësaj ishte se qeveria nuk i lë të votojnë të lirë. Ajo deklaratë na ndihmoi shumë, nuk kishte lidhje me lobimin tim. Kisha lobuar shumë, por nuk kisha arritur tek Biden.

Me 26 prill deklarata më e padëgjuar në 30 vite, do të vinte nga zyrtari i DASH, Matheu Palmer, që do të përgëzonte fuqimisht Edi Ramën për zgjedhjet e mira që bëri, që ishin zgjedhjet më të këqija, sipas raportit ndërkombëtar.

E them unë këtë, jo se i zhbëjmë ne këto. Ne nuk e detyrojmë Palmer të kërkojë falje për deklaratën. Por çfarë në duhet të bëjmë. Nuk duhet të njohim legjitimitetin e këtij pushteti dhe të ikë sa më parë. Këtë kemi në dorë dhe këtë duhet të bëjmë. Kjo është detyra jonë. Vështirësia është serioze. Jo vetëm vendosi patronazhistët, përdori tonelata euro për të blerë votat, jo vetëm përdori bandat, por mori dhe certifikatën për zgjedhjet.

Nëse nuk marrim në dorë fatin e votës tonë, absolutisht do të mbetemi vajatorë të pashpresë që do të listojmë, por asgjë nuk do të realizojmë.

Ne nuk vijmë në pushtet pa votë. Ne i besojmë votës, pavarësisht se shoqëritë demokratike nuk janë të përsosura, por ajo shoqëri përmirësohet nëpërmjet alternancës. Ky është ligji i tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco