Ekspertja: Legjislacioni tatimor ndryshon sipas interesave të qeverisë! Paga minimale rritet vetëm në fushatë

21:00, 30/08/2022

Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, ekspertja Meri Lika ka ngritur një sërë problematikash në lidhje me legjislacionin tatimor gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ku sipas saj ndryshon pa një plan strategjik por sipas interesave të qeverisë.

Lika është ndalur edhe te paga e cila cila nuk është indeksuar vit për vit por paga minimale është rritur vetëm në vitet elektorale.

Meri Lika: Qeveria ka një defekt shumë të madh, sepse ka një luhatshmëri të madhe te legjislacionit tatimor. Është shumë i paqëndrueshëm. Ndryshon jo me plan strategjik, por sipas interesave që ka qeveria. Në një analizë të thjeshtë që i kam bërë, nga 1993 deri në 2013, legjislacioni tatimor ka ndryshuar vetëm 12 herë.

Nga 2013 deri më tani ka ndryshuar 42 herë. Dhe pritet që të bëhet një ndryshim tjetër, që do të prekë më keq biznesin, sidomos biznesin e vogël që do ta taksojnë me 23 %. Përveç kësaj, kam vërejtur edhe një problem tjetër. Paga minimale nuk indeksohet çdo vit sipas inflacionit, por indeksohet vetëm nëpër vitet elektorale.

Nga 1993, deri në vitin 2013, paga minimale është indeksuar vit për vit, ndërsa pas 2013 paga minimale është rritur vetëm në vitet elektorale, ose kur qeveria është ndjerë ngushtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco