Berisha: Vjedhja e pastër, 4 mln euro një instalacion druri te kryeministria

Berisha: Vjedhja e pastër, 4 mln euro një instalacion druri te kryeministria

17:55, 29/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, një vjedhje të pastër.

Berisha shkruan se, Rama dhe Agaçi kanë vendosur një instalacion druri në oborrin e brendshëm të kryeministrisë, me vlerë 4 milionë euro.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Vjedhje taze klamoroze!

Rama-Agaçi 4 milionë euro për instalacion druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë!

O burra, të vjedhim sa më shumë!!

Të dashur miq,

Dyshja Rama-Agaçi nuk njeh kufij në vjedhje.

Ata kanë vendosur të vjedhin së bashku 4 milionë euro në oborrin e brendshëm të kryeministrisë dhe kanë hapur për këtë qëllim një tender me fond 4 miliardë e 300 milionë lekë për një instalacion druri.

Vjedhje e hapur dhe e shëmtuar e parave të taksapaguesve shqiptarë nga dyshja e pangopur e vjedhjeve të parave dhe pronave publike të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco