VIDEO/ Shpopullimi, kreu i PD-së, Çela: Çdo vit në Pogradec boshatiset një fshat

17:39, 29/08/2022

Kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, është shprehur se, për shkak të largimit të qytetarëve, çdo vit shuhet një fshat.  

Ky është një plan i Edi Ramës për të shpopulluar Shqipërinë, tha Çela gjatë një interviste të dhënë për moderatoren Armela Ferko, në Edicionin e Pasdites në SYRI TV.

‘Protesta e 7 korrikut ishte shumë frymëzuese dhe shpresojnë që të ketë organizime të tilla, që i prin PD-ja. Qytetarët dhe shoqëria civile kërkojnë që të organizohen protesta, deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Strukturat e PD-së janë çdo ditë në kontakt me qytetarët. Sipas raportimeve që vijnë tek ne, qytetarët kërkojnë që të organizohen protesta. Pak ditë më parë, një grup intelektualësh kërkuar që kreu i PD-së, Sali Berisha të vijë në Pogradec, për të diskutuar problemet e qytetit, i cili është lënë pas dore dhe i shpërfillur totalisht nga qeveria.

Driloni është braktisur nga qeveria, duke u lënë pas dore dhe duke mos bërë asnjë vendim. Aktualisht Pogradeci është pa një plan rregullues që miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit, duke bllokuar edhe ndërtimet dhe zhvillimin e zonës.

Edhe në zonat e Drilonit dhe Tushemishtit, që janë dy zona turistike, shkohet me një rrugë e cila vetëm e tillë nuk mund të quhet.

Zona e Pogradecit po shpopullohet çdo ditë. Kjo është një zonë pa ndonjë mundësi të madhe punësimi dhe pa shpresë të madhe për të jetuar këtu. Edhe në Pogradec, në bazë të numrave të qytetarëve që ikin, çdo vit shuhet një fshat.

Çdo vit mbyllen shkolla, pasi qytetarët po ikin jashtë vendit. Ka fshatra ku nuk gjen dot për të takuar një fëmijë’, tha kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela për SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco