Berisha: Do ta anulojmë hartën e re gjyqësore, është anti-ligjore

21:11, 25/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një takim me intelektualët në Pogradec se do të anulojnë hartën e re gjyqësore, pasi është anti-ligjore.

Kryedemokrati u shpreh se Rama i vendos drynin gjykatave në mënyrë që qytetarët të kenë sa më pak mundësi t’iu drejtohen atyre.

“Hartën e re gjyqësore ne do ta anulojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet. Kjo hartë është antiligjore, është në kundërshtim me ligjin që përcakton se gjykata duhet të jetë në distancën më të afërt të mundshme për qytetarët. Ky i vendos drynin gjykatave, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më pak mundësi të ju drejtohen gjykatave. Ua këta zotëritë atyre që vijnë, ua paguan paratë George Soros, shqiptarëve? Asnjë qindarkë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco