Berisha: Rama flet vetëm për kanabisin, sepse Soros është promotor i ndalimit të luftës ndaj drogës

21:08, 25/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një takim me intelektualët në Pogradec se kryeministri Edi Rama flet vetëm për kanabisin, sepse George Soros është promotor i ndalimit të luftës ndaj drogës.

Berisha tha se Soros ndërmerr nisma me presidentët e narko-shteteve të Amerikës Latine për të ndaluar luftën ndaj drogës ndërsa në Shqipëri ka Edi Ramën.

“A e keni dëgjuar Ramën? Më shumë se për çdo kulturë bujqësore, ai flet për kanabisin. Nuk flet për vreshta, mollë, fiq, apo ullinj, por kanabis. Promotor kryesor i ndalimit të luftës kundër drogës në botë, është George Soros.

Ndërmerr nisma me presidentët e narko-shteteve të Amerikës latine, për të ndaluar luftën ndaj drogës. Këtu ai ka Edi Ramën.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco