Inxhinieri: Vota në Shqipëri blihet nga patronazhistët dhe policia politike

20:04, 25/08/2022

Inxhinieri Lorenc Bega deklaroi në takimin e organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha në Pogradec se vota në Shqipëri blihet nga patronazhistët dhe policia politike. Më tej ai tha se qeverisja e Ramës që quhet Rilindje, është pa identitet politik e shoqëror.

“Duhet të mendojmë se zhvillimi vjen nga e shkuara. Vlerat tona si shqiptarë, atdhetarë, qëndrojnë mbi traditën. Tradita jonë është familja.

Sot me këtë qeverisje që quhet rilindje, që është pa identitet politik e shoqëror, kërkohet që ne të kalojmë në një sistem tjetër, ku familja të quhet prindi 1 dhe 2.

Ku parimet e shenjta të konservatorizmit, kombi, familja, feja dhe morali të mos kenë asnjë vlerë.

Po të përgjigjesha me fjalët e Pashko Vasës sot do të thoja: O ti Shqipni, ti sot ku je, si ai lisi i rënë në dhe.

Sot kemi në krye të vendit një sekt politik i cili brenda thelbit të vet, përmbledh të gjithë llumin e monizmit.

Në këtë vend, me votë nuk ndryshon dot asgjë! Pse?

Sepse vota blihet. E në një vend ku vota blihet dhe shitet, nuk na ndryshim. Kush e blen votën?

Patronazhistët dhe policia politike e rilindjes. Ku i gjejnë paratë ata.”-tha inxhinieri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco