Berisha: 744 mijë qytetarë kanë ikur nga Shqipëria mes viteve 2014-2022

19:26, 25/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me intelektualët në Pogradec deklaroi se 744 mijë qytetarë kanë ikur nga Shqipëria nga vitit 2014 deri në vitin 2022.

Kreu i PD u shpreh se nga viti 2014 një largim i tillë nuk i ndodhi asnjë kombi tjetër në Europë përveç Shqipërisë ndërsa fajësoi qeverinë e Edi Ramës.

"Me vlerësimin tim më të madh për Pogradecin, pogradecarët, kapacitete e tij të jashtëzakonshme intelektuale dhe kontributet që ky qytet ka dhënë dhe jep sot në kulturën, artet, mendimin tonë. Sot dhe gjithnjë, ka një diskutim për rolin e intelektualit në shoqëri. Çdo intelektual, pasionin e tij të madh ja kushton krijimeve të tij, profesionit dhe aty janë kontributet e tij madhore. Çdo intelektual ka një thelb të përbashkët dhe kjo është mbrojtja e interesit publik, të qytetarëve.

Kjo është thirrja për çdo intelektual, shkrimtar, poet, piktor, shkencëtar. Cili do qoftë ai, e ka një detyrim që të jetë një avokat i pamposhtur i interesit publik, të qytetarëve. Në këtë drejtim, e konsideroj këtë në këto momente të vështira që kalojmë, sepse sot është e qartë dhe e pamohueshme që ne kalojmë një periudhë rrokullisje të madhe. 

Nga viti 2014 deri më sot, 744417 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën e BE-së, pa përfshirë Kanadanë, SHBA, e vende të tjera jashtë BE-së. I bie 27% e popullatës. Përveç luftës, kombet nuk i kanë larguar me kaq shpejtësi nga vendi i tyre në proporcione të tilla. 

Ka një periudhë tjetër, 2007-2014, në të cilën, sipas statistikave të kësaj qeverie, popullata u rrit nga viti në vit. Nuk është se nuk ikën, por popullata rritej, sepse vinin shumë dhe largoheshin shumë më pak. Nga 2014, një largim i tillë nuk i ndodh asnjë kombi tjetër në Europë. Shpeshherë ja kalojmë dhe Sirisë që është në luftë."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco