Berisha: Vjedhje nga bordi i Ramës! Çmimi i naftës në bursë bie, në SHBA tre herë më lirë se në Shqipëri

Berisha: Vjedhje nga bordi i Ramës! Çmimi i naftës në bursë bie, në SHBA tre herë më lirë se në Shqipëri

20:41, 24/08/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale pasi kryeministri Edi Rama rriti çmimin e naftës duke e çuar në 239 lekë për litër.

Berisha shprehet se çmimi i naftës në bursë ra ndërsa në SHBA u shit me 0.8$ për litër, tre herë më lirë se në Shqipëri.

Më tej Berisha shkruan se kjo është vjedhje dhe vetëm vjedhje e qytetarëve me bordin e Edi Ramës.

Statusi i Berishës
Vazhdon e pandërprerë vjedhja e qytetarëve me borde. Dje, çmimi i naftës në Shqipëri u rrit në 239 lekë. 
Në bursë çmimi u ul nga -1–1,89%.

Në SHBA u shit me 0,8$/l apo 2,99$ galloni( 3,785/l), pra u shit mbi dy herë më lirë se sa në Shqipëri. Kjo është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje me bordin e Edi Ramës. #sb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco