Meta mesazh Ramës: Unë e kap demin prej brirësh! Ti do dënohesh me ligjet e tua, dosjet i ke plot

20:02, 24/08/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi nga Jala se përpara kemi një pranverë të hershme duke iu referuar protestave qytetare kundër qeverisë së Ramës.

"Problemi ynë është menaxhimi i padurimit të popullit shqiptar. Do menaxhojmë në mënyrën më të shkëlqyer këtë dëshirë të madhe për ndryshim."-tha Meta.

Ish-Presidenti i përcolli dhe një mesazh Ramës duke i thënë se do dënohet me ligjet e veta ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është zemërlepur.

"Ramoviçi ‘The final countdoën. Mos më dil përballë me lepurusha e lepurushe, unë e kap demin për brirësh dhe e përplas përdhe si në të kaluarën.

Ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet me bandat për të goditur opozitën, për të inskenuar krime politike. Ke bërë shumë dhe i ke dosjet plot. Do dënohesh me ligjet dhe firmat e tua.”-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco