Meta: Fuga me Ramën, larvën e bashkisë dhe Tao Tao-n prodhojnë shpifje! I ka kapur frika nga opozita

19:23, 24/08/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi nga kampingu veror i Jalës se Endri Fuga me porosi të kryeministrit Edi Rama, përpiqet të largojë sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me larvën e bashkisë Erion Veliaj dhe Tao Tao-n.

“Shprehet herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, tani duke angazhuar SPAK-un. Fuga me porosi të Ramës përpiqet të largojë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake.”-tha Meta.

Më tej ai shpreh se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë ndërsa shtoi se institucionet e shtetit kontrollohen të gjitha nga kryeministri Edi Rama.

“Institucionet shtetërore kontrollohen nga Edi Rama, kryeministër në largim. Nuk dua t’ia di për çfarë po hetohem. Përdorimi i drejtësisë për qëllime politike është shumë e shëmtuar.”-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco