Strazimiri ironizon ambasadorin që shpalli Berishën 'non grata': Jeni bërë si Ali G

Strazimiri ironizon ambasadorin që shpalli Berishën 'non grata': Jeni bërë si Ali G

16:56, 24/08/2022

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka ironizuar amabasadorin që shpalli kryetarin e PD-së Sali Berisha 'non grata', pas lajmit se në vetëm një ditë, 700 emigrantë shqiptarë kanë kaluar me varka në drejtim të ishullit britanik. 

Në postimin e tij në Facebook, Nigel Farange, ish-kryetar i partisë Pavarësia që udhëhoqi Brexit ka denoncuar emigracionin masiv drejt Britanisë, ku thotë se shumica e të rinjve janë shqiptarë.

'Bëni gati edhe një "non grata" tjetër për Sali Berishën që të largoni vëmendjen nga "the guy", dhe mos e vono se nuk duket hiç mirë puna...Përgjigjuni situatës, siç e meriton... me standardin e "Ali G"...!', shkruan Strazimiri në Facebook. 

Postimi i plotë: 

For IMMEDIATE RELEASE
-----------------------
To: H.E. "Ali C"
URGENT
Bëni gati edhe një "non grata" tjetër për Sali Berishën që të largoni vëmendjen nga "the guy", dhe mos e vono se nuk duket hiç mirë puna...
Përgjigjuni situatës, siç e meriton... me standardin e "Ali G"...!
KAQ! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco