Escobar e Lajçak në Kosovë, Nurellari: Lajm i mirë, por Albin Kurti e neglizhon dialogun!

16:47, 24/08/2022

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv vizitën në Kosovë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Nurellari u shpreh se vizita e zyrtarëve në Prishtinë është një lajm i mirë pasi tregon që një çështje kaq e rëndësishme për Kosovën vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga ndërkombëtarët edhe pse e gjithë bota i ka sytë nga lufta në Ukrainë.

"SHBA-të, aleatët tanë kryesorë, BE, që është mbështetësi kryesor i pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës ka mjaftueshëm energji e vëmendje për tu marrë me çështje të pazgjidhura dhe për të çuar përpara procesin. Lufta në Ukrainë  mund të çonte në neglizhim ndaj Ballkanit Perëndimor e Kosovës në veçanti, por kjo prani tregon që interesi është aty.”-tha Nurellari.

Ndër të tjera Nurellari u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka qenë neglizhent ndaj përgjegjësisë së tij si kryeministër dhe e ka nënvlerësuar duke e konsideruar si një temë dytësore çështjen e dialogut.

"Kur fitoi zgjedhjet deklaroi që dialogu është prioriteti i tij i gjashtë. Tre homologët e tij që humbën pushtetin para tij, u rrëzuan pikërisht për dështimin e procesit të dialogut. Në dy raundet e para ai i ka shfrytëzuar për veprime populiste, duke vënë kushte, të gjitha i ka bërë se ngjallin emocione.

Nuk habitem që edhe kësaj radhe të ketë shkuar me këtë qasje. Mendoj se ai do të fitojë kohë dhe të zvarrisë këtë proces, vetëm hamendesoj se cila është strategjia e tij. Në dy raundet e para është treguar moskokëçarës. I ka shfrytëzuar për populizëm që nuk sjellin diçka konkrete."-tha Nurellari.

Prezencën e ndërkombëtarëve në Prishtinë, Adri Nurellari u shpreh se  janë palë që kanë investuar shumë për paqen në Europën Juglindore.

"Investojnë edhe sot. Kosto të mëdha financiare, mbajtja e trupave në Kosovë, Kosova në një konflikt të pazgjidhur me Serbinë. Ballkani ka pasur çështje të trazuara dhe ka pasur angazhime të jashtëzakonshme.”-deklaroi Nurellari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco