Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë 19-vjeçari

20:53, 23/08/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Një 19-vjeçar me inicialet E.K., është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti mes të riut dhe një personi tjetër ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi  E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco